Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar pak kohë më parë ka përfunduar në spital.

 

Mësohet se ish ministri Koka është shtruar në spitalin e Burgjeve. Ai është transferuar pasditen e djeshme në ambientet e spitalit të burgut, pasi ka shfaqur çrregullime të sistemit kardiak.

 

Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *