Ditëve kur ju palosnit rrobat tuaja me dorë po i vjen fundi. Kjo pajisje e re e automatizuar e bën këtë gjë për ju tashmë. Pjesa më e mirë është se kjo pajisje e vogël kushton shumë pak krahasuar me pajisjet e tjera elektroshtëpiake, si p.sh. lavatriçja apo tharësja e flokëve.

Gjithshka që ju duhet të bëni është t’i varni rrobat në raftet e posaçme dhe më pas kjo pajisje merr çdo gjë nën kontroll. Ajo i than, hekuros e më pas palos rrobat tuaja duke ju kursyer shumë kohë. Ne tashmë jemi duke jetuar në të ardhmen. Kështu shprehet kompania që ka krijuar këtë produkt inovativ, duke thënë gjithashtu se nëqoftëse kjo pajisje arrin të dalë në treg, atëherë çdonjëri prej nesh do të jetë më i rregullt dhe këmishat do të duken perfekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *