Eksperti i ekonomisë, Eduart Gjokutaj e quan nismën e qeverisë që sipërmarrësit turistikë të parapaguajnë taksën për 65% të kapacitetit dhe të mos kenë kontrolle, si një vendim që do të kufizojë tregun.
Në studion e Quo Vadis, në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt, Gjokutaj tha se kjo ndërhyrje nga qeveria duhet të ndalohet, pasi sipas tij kjo paracakton sa do të taksohesh.
Eksperti i ekonomisë u shpreh se kjo do të thotë që xhiron t’a vendos qeveria.
Gjokutaj deklaroi në Vizion Plus se ky nuk është premtim, por konsiderohet si një masë fiskale
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Zoti Gjokutaj, në 24 orët e fundit kemi pasur dy zhvillime të forta, le të themi. E para është oferta e Ramës për sipërmarrësit turistikë, i cili ju kërkoi që të parapaguajnë taksën për 65% të kapacitetit dhe të mos kenë kontrolle. Si ju duket kjo nismë e qeverisë, e lufton vërtetë informalitetin, si ndikon te biznesi?
Gjokutaj: Vendimi që doli kufizon tregun. Unë do prisja një reagim nga të gjithë touroperatorët. Është një ndërhyrje që po bëhet rëndom dhe kjo duhet të ndalohet. Kjo paracakton sa do të taksohesh. Nëse nuk deklaron sa duhet, por pa dhënë një shpjegim se pse është lejuar, është toleruar ky informaliteti, duhen diskutuar disa elemente përpara, e pastaj të vendosësh 65%. Kjo do të thotë që qeveria të vendosë xhiron. Kjo prek 20-25% të bizneseve. Ky nuk është premtim, konsiderohet si një masë fiskale, por të gjithë ekspertët janë kundër referencave. Vendosja e referencës prish barazinë e taksapaguesve.
Borakaj: BE i jep Shqipërisë 64.5 milionë euro. I merr per shkak të programit dhe mirëqeverisjes së PS, apo nëse ndryshon drejtimi i Shqipërisë, do të jenë sërish këto fonde?
Gjokutaj: Situata është kontradiktore, tjetër në letër e tjetër në realitet. Në këtë moment BE kërkon të stimulojë dhe të mbajë gjallë atë të antarësimit. Ka shumë elementë, natyrisht në letër jemi shumë mirë, sepse ende nuk ka hyrë grupi i kapitujve në apektet praktike. Por, kur vendi futet në BE, hidhet ideja që do të dyfishohet vlera e pronave. Natyrisht që do të rriten çmimet, por këto nuk janë të mirëqena, duhet të meritohen. Dy partitë e mëdha, natyrisht që janë më konservatore dhe nuk kanë shprehur ide për të ndryshuar modelin ekonomik, për të hedhur qasje ndryshe.