Subscribe

Kur kanë kalur rreth katër muaj ka zbatimi i dy paketave mbështetëse të qeverisë ende qindra qytetarë nuk kanë përfituar të plota tre pagat apo 40 mijë lekëshin.

Sipas të dhënave janë rreth një mijë individë që për arsye procedurale me bankat nuk kanë marrë ende paratë që u takojnë. Drejtorja e Tatimeve, Delina Ibrahimaj shpjegon arsyet dhe kur do të mbyllet procesi.

Por paralelisht me këtë situatë, të gjithë ata tatimpagues që u gjobitën se nuk paguan në kohë këstet e tatim-fitimit, për efekt të masave izoluese, qeveria anulloi penalitetet dhe kamatvonesat e gjerneruara. Bëhet fjalë për 930 tatimpagues të penalizuar.

Tatimpaguesi nuk do të bëjë asnjë veprim. Do të jetë tatimorët ata që do të bëjnë procedurat. Dhe për të gjithë ata që i kanë paguar këto penalitete shuma përkatëse do tu kreditohet. Bëhet fjalë për tatimpaguese me xhiro nga 0-14 mln lekë. Ligji parashikon se ky tatim u shty për tu paguar në 2021.

Brenda muajit korrik Tatimet thonë se do të përfundojë ky proces dhe tatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë tyre të deklarimit elektronik. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.