Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u takua me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli, i cili mban njëherësh edhe postin e zëvendës kryeministrit. Pas këtij takimi, Bushati  tha se me Pacollin diskutuan për mundësitë që Kosova ka për anëtarësim në UNESCO. Më tej, shefi i diplomacisë shqiptare bëri të ditur se kryeministri Rama tashmë ka prezantuar dhe programin qeverisës, ku nje vend te veçante ze edhe kosova.

 

Pacolli nga ana e tij u shpreh mirënjohës për angazhimin e shfaqur të zyrtarëve shqiptarë për të punuar në këtë drejtim për të hequr barrikadat të cilat qëndrojnë kryesisht në  tregtinë mes Shqipërisë e Kosovës. Zëvendës kryeministri i Kosovës u prit edhe nga kryeministri Rama, si dhe nga presidenti i republikës Meta.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *