Subscribe

Dialogu me Serbinë ishte në fokus të takimeve që delegacioni kosovar zhvilloi pak ditë më parë në Bruksel. Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, sqaroi se bisedimet me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan te Shtetit ishin për marrëdhëniet me Beogradin dhe jo për liberalizimin e vizave.

 

 “Ne ishim në Bruksel vetëm për t’u takuar me delegacionin amerikan. Jemi takuar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Lamë të kuptojmë se jemi unik në dialog. Kur kemi shkuar në Bruksel e kemi kuptuar dhe jemi dakorduar që vizita e Avramopoulos të shtyhet në shtator. U shty kjo vizitë, dhe u vendos që ai atëherë të jap lajmin më të mirë.”

 

Pacolli nuk jep detaje nga takimi me zyrtarët amerikane, por mediat në Prishtinë bënë të ditur se delegacioni kosovar bisedoi me zëvendësndihmës Sekretarin  amerikan të Shtetit Mathew Palmer dhe me zyrtarin e lartë Pol Pfeifer, njohësh i mirë i zhvillimeve në Ballkan.

 

Ndërkohë, Pacolli shtoi se me Mogherinin u ra dakord që të fillojë faza finale e dialogut dhe sipas tij, ai që do ulet para Vuçiçit, do jetë Presidenti i Kosovës.

 

Por ministri i jashtëm foli edhe dhe incidentin me avionin ku ndodhej delegacioni kosovar.

 

Kreu i diplomacisë e konsideroi ditën e takimeve në Bruksel si “Diten e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *