Që prej muajit mars 2020, kur edhe u shfaqën rastet e para me koronavirus në Shqipëri dhe pandemia filloi të përhapej me shpejtësi edhe në vendin tonë, në Spitalin Rajonal të Beratit u hap reparti Covid-19, që u vendos në godinën e ish-urgjencës së spitalit.

Në repartin Covid-19 që funksionon prej 9-muajsh brenda Spitalit Rajonal të Beratit aktualisht ka 19 shtetër që funksionojnë për pacientë në stade të ndryshëm të prekjes pulmonare nga Covid-19. Shefja e Repartit Covid-19 në Berat, mjekja epidemiologe Valbona Papa, duke pohuar se janë duke trajtuar çdo ditë dhe çdo orë të gjitha rastet që paraqiten me COVID, ka deklaruar se mesatarisht në çdo ditë pranë këtij reparti paraqiten 30 vizita ambulatore.

“Stadin e parë dhe të dytë, me performancë të mirë, me perimetra të paqëndrueshme të oksimetrisë dhe me temperaturë e shenja të tjera klinike disi më të zbutura ne i shtrojmë dhe i reanimojmë në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal Berat, ndërsa rastet e stadit të tretë dhe të katërt, të cilat janë me insuficencë të rëndë respiratore ne i nisin drejt Spitaleve Covid në Tiranë”, tha Papa.

Mjekja deklaroi se ky repart nuk e ka plotësisht statusin e spitalit Covid-ian dhe e ka të pamundur të përballojë rastet e rënda që kërkojnë një staf më të specializuar dhe mjekim e ndjekje më të specializuar dhe profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *