Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se ritmet e mbylljes së bizneseve të vogla po rriten cdo muaj, e për këtë bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan të paaftë.

Sipas tij, biznesi i vogël po ulë masivisht qepenat, duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

“Paaftësia e qeverisë Rama për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë në këtë kohë krize të thellë, është vrastare për biznesin e vogël, i cili punëson 70% të shqiptarëve. Ritmet e mbylljes së bizneseve të vogla po rriten cdo muaj. Sot ato po ulin masivisht qepenat duke lënë pa punë mijëra familjarë prej taksave të larta, korrupsionit dhe tarifave të shumta të pushtetit lokal.

Ai shkruan se plani ekonomik i PD ka në themel mbështetjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla si gjenerator të punësimit të shqiptarëve.

“Një taksë e vetme sa 0.5% e xhiros, dhe do të heqim të gjitha taksat dhe tarifat lokale, për të luftuar informalitetin, për të rritur fitimin dhe për të nxitur punësimin. Karantinimi i çdo inspektoriati për 1 vit, deri në një reformë të vërtetë të standarteve europiane, do të zhdukë terrorin e bandave të inspektoriateve dhe do të rivendosë dinjitetin dhe lirinë e sipërmarrjes. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri që me përgjegjshmëri dhe seriozitet do ti kthejë frymëmarrjen ekonomisë sonë. #ditemetemira

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *