Hiti “Bonbon” i Era Istrefit mban vulën e producentit “Big Bang Beats”. Ai është krijuesi i këngës më të klikuar shqiptare në You Tube, e cila hodhi gjithashtu edhe këngëtaren kosovare drejt tregut nderkombetar.

 

 

Por tashmë që nuk është më pjesë e OTR duket se edhe Enca ka vendosur të bashkëpunojë me producentin e talentuar nga Kosova. Ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar në InstaStory një foto nga studio e “Big Bang Beats”.

 

 

Mesa duket, Enca ka vendosur ta “tradhtojë” përfundimisht Noizy-n, duke zgjedhur të tjerë producentë për projektet e saj muzikore. Kujtojmë gjithashtu që “Bing Bang Beats” është vëllai i reperit nga Kosova, Gjiko.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *