Presidentja Osmani ka zhvilluar takimin e parë me përfaqësuesin e ri europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Takimi u zhvillua në Mynih, ku Osmani po qëndron për Konferencën vjetore të Sigurisë.
“Diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit. Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, tha Osmani.
Sorensen mori detyrën pak kohë më parë, pas përfundimit të mandatit të Miroslav Lajçak, për të vijuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./vizionplus.tv