Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, është takuar këtë të hënë  me ambasadorin e sapo emëruar të Republikës së Kosovës në vend, Gjergj Dedaj.

 

Në këtë takim zv-kryeministri ka theksuar se bashkëpunimi i deritanishëm jashtëzakonisht i suksesshëm në mes dy shteteve, do të vazhdojë edhe gjatë mandatit të tij.

 

“Kemi një numër të projekteve të përbashkëta të cilat realizohen, siç është pika kufitare “Bellanoc- Stançiq“, si dhe një numër i projekteve të tjera nga programi për bashkëpunim ndërkufitar që janë duke u zhvilluar ose janë në pritje të realizimit, për suksesin e të cilave besoj se do të përkushtohemi bashkarisht”.

 

Në këtë takim është diskutuar dhe në lidhje me temat e progresit të dy vendeve në kuadër të integrimit evropian, si dhe progresi i përgjithshëm i rajonit në aspektin e perspektivave evropiane.

 

“Parlamenti dha dritën e pare të gjelbër për ndryshimet kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës, me të cilën jo vetëm që u hap rruga për implementimin e detyrimeve  sipas marrëveshjes, por gjithashtu krijoi kushte për përshpejtimin e procesit reformues të vendit”.

 

Gjithashtu në këtë takim bëhet me dije se  të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim në drejtim të promovimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, në mënyrë që të mbështesin njëra-tjetrën në integrimet evropiane euroatlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *