Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2025
Vizion fokus

Sulm me thikë në Gjermani, tetë persona të plagosur

DOSJA URA/ “Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje...

“Më kanë bërë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare dënohet...

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika Sërpska

Shitet në ankand shpata e Napoleon Bonapartit, ja çmimi

Incident ajror, rrëzohet helikopteri rus, humbin jetën anëtarët e...

Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga paga dhe...

Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelpia

“DOSJA URA”/ Si grupi shqiptar trafikoi kokainë të pastër...

Truri i trafikut të drogës, “Visi i Pojës!/ Si...

Osmani takohet me Blinkenin në Uashington: Aleanca me ShBA-në, gurthemel për stabilitetin

9 Korrik 18:17

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Ka qenë vetë Osmani e cila përmes një postimi në Facebook ka ndarë detaje nga takimi me Blinken.

Osmani shkruan se e ka falënderuar Sekretarin Amerikan të Shtetit për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për pritjen dhe diskutimin e sotëm në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., në kuadër të Samitit të NATO-s. Aleanca me ShBA-në nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.

Udhëheqësit e aleancës ushtarake të Perëndimit janë mbledhur sot në Uashington.

Samiti vjetor i NATO-s, që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe zhvillohet teksa lufta në Ukrainë vazhdon.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, samiti i Uashingtonit do të fokusohet në tri tema kryesore.

E para është forcimi i mbrojtjes. Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, prioriteti kryesor i NATO-s ka qenë forcimi i mbrojtjes për të shmangur luftën. Kjo agjendë është transformuar dy vjet më parë, pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

NATO-ja ka rënë dakord për një koncept të ri strategjik në samitin e Madridit, që bazohej në përpjekjet ekzistuese për forcimin e mbrojtjes.

Një vit më vonë, në Vilnius, aleatët janë pajtuar për plane të reja për të përmbushur atë vizion.

Samiti i Uashingtonit do të fokusohet tani në zbatimin e këtyre planeve, për të penguar sulmin e armatosur dhe për të mbrojtur aleancën.

Që nga Madridi, aleatët e NATO-s kanë bërë përparim në zbatim – kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, kanë shtuar forcat e gatishmërisë së lartë, kanë modernizuar komandën dhe kontrollin, kanë transformuar ushtrimet e mbrojtjes kolektive dhe kanë integruar me sukses aleatë të rinj: Finlandën dhe Suedinë.

Megjithatë, pyetja është nëse NATO-ja është gati të luftojë dhe në atë mënyrë ta pengojë një luftë të zgjatur, si ajo në Ukrainë? Për këtë, është e rëndësishme të forcohet “shtylla evropiane” e NATO-s.

Tema e dytë e samitit do të jetë mbështetja e përpjekjeve të Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus.

Ukraina do të jetë “në krye të agjendës sonë dhe ne jemi në rrugën e duhur për një samit të suksesshëm”, ka thënë Stoltenberg.

Por, gjasat që Ukraina, gjatë Samitit në Uashington, të marrë ftesë zyrtare për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s, janë gati joekzistente.

Paketa e NATO-s për Ukrainën do të përbëhet nga tri pjesë: gjuha, koordinimi dhe ndihma.

Gjuha në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës do të duhet të ndërtohet mbi zotimin në Vilnius se “e ardhmja e Ukrainës është në NATO”.

Zyrtarë të lartë amerikanë i janë referuar paketës së Uashingtonit si një “urë e fortë” drejt anëtarësimit, që është “e ndriçuar mirë, e shkurtër, e drejtë, e papenguar”.

Por, negociatat për formulimin e saktë të komunikatës së samitit ka të ngjarë të vazhdojnë deri në minutën e fundit.

Dhe, tema e tretë e samitit do të jetë forcimi i partneriteteve globale të NATO-s.

Aleatët e NATO-s janë duke e kuptuar gjithnjë e më shumë se sfidat me të cilat përballen, janë të ndërthurura me rajone të tjera.

Për shembull, 40 për qind e tregtisë së Evropës kalon përmes Detit të Kinës Jugore, ndërsa luftën e Rusisë në Ukrainë e ka mbështetur importimi i municioneve nga Koreja e Veriut dhe mallrat kineze me përdorim të dyfishtë.

Siç ka konfirmuar ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien, partneriteti në Indo-Paqësor do të jetë një temë kryesore e Samitit të Uashingtonit.

Katër partnerët e NATO-s në Indo-Paqësor – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – janë tashmë pjesëmarrës të rregullt në samitet e aleatëve.

Në Uashington do të jenë edhe përfaqësuesit e të gjithë partnerëve të NATO-s, përfshirë Bashkimin Evropian.

Kosova, po ashtu, është përfshirë për herë të parë në një ngjarje në kuadër të samitit.

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Samiti do të jetë gjithashtu i fundit për Stoltenbergun, pasi në vjeshtë do t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit aktual holandez, Mark Rutte.

Në të kaluarën, Rutte ka mbështetur fuqishëm idenë se Evropa duhet t’i forcojë aftësitë e saj të mbrojtjes dhe inteligjencës, por gjithashtu ka pranuar se furnizimet e SHBA-së janë kritike për ta arritur këtë qëllim.

Përvoja e Ruttes si kryeministër i Holandës për gati 14 vjet, duke udhëhequr qeveri të ndryshme koalicioni, do ta ndihmojë atë të përballojë sfidën e mbajtjes bashkë të 32 aleatëve të NATO-s.

Por, sfidë më e madhe për të dhe NATO-n do të jetë përshtatja e aleancës përballë një Kremlini gjithnjë e më agresiv.

 

Posted Under:
Uncategorized
Tagged:
Antony Blinken samiti i natos Uashington Vjosa Osmani

Nga e njëjta kategori

Mbyllet numërimi, PS “i merr” Devollin të djathtëve

më shumë...

Urdhër-arresti për Milan Radoiçiç, serbi kërkohet për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë

më shumë...

Shenjat që tregojnë se keni mungesë proteinash

më shumë...

“S’e dimë sa do zgjasin negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve”, Rama: Me marrjen e pasaportës evropiane problemet marrin fund

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:34

Sulm me thikë në Gjermani, tetë persona...

7:30

DOSJA URA/ “Jam i rënduar psikologjikisht, nuk...

7:16

“Më kanë bërë magji të zezë”, 51-vjeçarja...

6:59

Këto do të jenë shenjat më me...

6:43

Franca dhe Gjermania vendosin sanksione ndaj Republika...

6:19

Shitet në ankand shpata e Napoleon Bonapartit,...

5:37

Incident ajror, rrëzohet helikopteri rus, humbin jetën...

5:27

Igli Tare nënshkruan me Milanin, detaje nga...

5:19

Akuzoi diplomatët e huaj se nxitën trazirat...

5:13

Begaj pritet nga komuniteti shqiptar në Philadelpia

5:10

“DOSJA URA”/ Si grupi shqiptar trafikoi kokainë...

4:44

Truri i trafikut të drogës, “Visi i...

4:30

Ushqimet që mund tu shkaktojnë dhimbje koke

4:25

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe...

4:11

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

3:50

Lajm i mirë! Hapet nesër tuneli i...

3:34

Teatri Kombëtar feston 80 vjetorin, kujtohen kolosët...

3:19

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë, 820...

3:15

Arrestohet agresori i mjekëve, 42-vjeçari me probleme...

2:57

Miratohen rezultatet për 4 qarqe, KQZ “vulos”...

Më të klikuarat

  • “Dje mu ngjall shpresa”, nëna e Artan Lames rrëq...
  • Vrasja e Ilaria Sulës merr një kthesë tjetër, zbulimi i mash...
  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Kapet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi, 41-vjeçari...
  • Bie aksidentalisht nga kati i tretë 2-vjeçari në Rinas
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services