Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar 24 vjetorin e gjenocidit serb në Rahovec. Osmani në fjalën e saj deklaroi se nuk mund të ketë paqe dhe as stabilitet pa drejtësi për krimet e Serbisë ndaj popullit të Kosovës

 

“Sot bëhen 24-vjet që kur forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë 75 civilë në Celinë, 68 në Fortesë dhe 49 në Brestoc të Rahovecit. Në këtë ditë në mbrojtje të popullsisë civile, ranë edhe pesë dëshmorë të UÇK-së. Në këtë përvjetor, e kujtojmë secilin civil që ra për lirinë e vendit dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së që e bën të mundshme lirinë tonë.

 

Nuk mund të ketë paqe e stabilitet pa drejtësi për krimet që ka bërë Serbia kudo në Kosovë. Sjellja e kriminelëve para drejtësisë është përpjekje e jona e çdoditshme”, deklaroi Osmani.

 

Në Kosovë këtë të shtunë shënohet 24 vjetori i fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe, e cila shënoi edhe fillimin e fundit të luftës gati dyvjeçare në vend. Udhëheqës të institucioneve thanë të premten se kjo fushatë i dha fund gjenocidit ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *