Subscribe

Teksa 7500 biznese që furnizohen me tension te mesëm dhe të lartë energjie pritet të dalin në treg të lirë në 2022, për të blerë energji sipas çmimeve të tregut, një tjetër kosto pritet të rëndojë më tej aktivitetin e tyre.

 

Operatori i shpërndarjes ka propozuar pranë Entit Rregullator disa tarifa te reja për bizneset, të cilat janë të diferencuara në varësi të tensionit me të cilin ata furnizohen.

 

Rritja më e madhe e tarifës së shpërndarjes është propozuar për ata që furnizohen me tension 35 KV.

 

E thënë ndryshe çmimi mesatar për shpërndarje të energjisë që do të duhet të paguajnë bizneset nga viti i ardhshëm, nga 4.79 lekë rritet në 6.42 lekë, pra 34 % rritje.

 

Tarifat e propozuara pritet të merren në shqyrtim nga Enti Rregullator dhe do të jetë ai që do të vendosë nëse ato do të rriten apo do të lihen në fuqi ato ekzistueset. Aplikim për rritje tarife ka bërë edhe operatori i transmetimit.

 

Ndërsa nuk ka kërkesa për ndryshim çmimi për qytetarët dhe biznesin e vogël.

 

Që nga muaji shtator çmimi energjisë elektrike në tregun e huaj ka pësuar një pesëfishim krahasuar me një vit më parë.

 

Kjo do të thotë qe OSHEE po e siguron energjinë me çmim mbi 250 euro me megavat/orë. Për këto kosto të rritura qeveria vuri në një garanci prej 10 mld leke për të siguruar energjie deri në dhjetor.

 

Përballë kësaj situate qeveria thotë se do të vijojë me liberalizimin e tregut, ku bizneset e mëdha të shkëputen nga OSHEE dhe ta sigurojnë vet energjinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *