Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë.

 

Në një njoftim në “Facebook”, OSHEE ka sqaruar se ndërpreerjet do të vijnë për shkak të punimeve që do të kryhen në nënstacionet eletrike.

 

Sipas OSHEE zonat që do të kenë ndërprerje do të jenë ajo e Dinamo dhe Kinostudio.

 

OSHEE lajmëron se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet në tre ditët në vijim nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

 

Njoftimi i OSHEE:

 

Remont në nënstacionin Kinostudio/Tiranë

Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Kinostudio, në datat 19-20 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona:

19 mars, pa energji: rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP), zona pranë Institutit të Studimeve Universitare Veterinare (ISUV), rruga “Sotir Caci”, Tufinë, fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë

20 mars, pa energji: Komuna Dajt (pjesërisht), Babrru (pjesërisht)R

 

Remont në nënstacionin Dinamo/Tiranë

Për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Dinamo, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia elektrike në këto zona: Paskuqan 2, Babrru (pjesërisht), Zona e Kodrës së Kuqe, Bathore, Paskuqan, zona pranë shinave të Trenit, rruga “Vangjel Noti”, Kombinat pjesërisht, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga “Jordan Misja”

Për shkak të punimeve në kabina, në datën 18 mars, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00, do të stakohet energjia elekrike në këto zona: Rruga “Thanas Ziko” pjesërisht, rruga “4 Dëshmorët” pjesërisht, rruga “Ali Visha” pjesërisht, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *