Subscribe

Teksa pas pak minutash presidenti Ilir Meta pritet të hedhë votën i pari në kuti, përfaqësues të OSBE ndodhen në vendvotimin e tij.

 

Në fotot e siguruara nga “Vizion Plus”, duket momenti kur ndërkombëtarët mbërrijnë në qendrën e votimit, për të monitoruar nga afër procesin.

 

Kreu i shtetit voton në qendrën e votimit në Kopshtin nr. 31, rruga “Pjetër Bogdani”, në Tiranë.

 

Vëmendja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces nuk do të mungojë, për më tepër pas ngjarjeve të ndodhura gjatë fushatës, veçanërisht në Elbasan, ku përplasja mes partive përfundoi me përdorimin e armëve dhe mbeti një i vrarë.

 

Një numër vëzhguesish nga ODIHR, asambleja parlamentare e OSBE-së dhe Këshilli i Europës, së bashku me grupe nga ambasada të ndryshme, do të ndjekin nga afër ecurinë në ditën e votimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *