Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të...

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një propozim serioz...

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel Farage triumfon...

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën...

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje qytetarëve për...

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj...

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me dy raketa...

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në...

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”, Rama: EU4Municipalities...

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11...

Ortodoksët festojnë Pashkën, Kryepiskopi Joan Pelushi: Të bëhemi paqebërës në botën që po shkatërrohet nga urrejtja

12 Prill 12:47

Besimtarët ortodoksë festojnë këtë të dielë Pashkët. Me lutje për paqe, ata ndoqën meshën e Ngjalljes së Krishtit në kisha e katedrale në gjithë vendin. Kremtimi kulmoi afro mesnates ku u shpërnda drita për besimtarët.

Në Tiranë, mesha e shenjtë u mbajt në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, nën drejtimin e Kryepeshkopit Joan. Mijëra besimtarë morën pjesë në ceremoninë solemne, duke ndezur qirinj dhe përcjellë mesazhe shprese, paqeje dhe besimi.

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi,  uroi të gjithë besimtarët  të gjejnë paqe në zemrat e tyre.

Joan Pelushi, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë: Le t’i përgjigjemi, pra, thirrjes: “Paqe në ju” me të gjithë jetën tonë. Le të bëhemi ne vetë paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja, nga lakmia dhe egoizmi. Por, që të bëhemi paqebërës, fillimisht duhet të kemi paqe brenda nesh. Bëni paqe në zemrën tua.

Ai  e cilësoi këtë festë si thirrje për dashuri, falje dhe bashkim mes njerëzve.

Joan Pelushi, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë:“Çfarë i vlen njeriut të fitojë gjithë botën – na thotë Krishti – nëse humb shpirtin e tij?” këto fjalë janë më aktuale se kurrë. Jetojmë në një epokë ku njeriu ndjek pa pushim të mirat materiale, sigurinë, statusin shoqëror, dhe megjithatë ndihet më i zbrazur, më i vetmuar, i paplotësuar, më i shqetësuar se kurrë. Ndërsa Ngjallja na zbulon një të vërtetë të madhe: kush ka Krishtin në zemrën e tij, nuk i mungon asgjë.

Atmosfera e kësaj nate të veçantë u shoqërua me lutje, ndërsa kambanat shpallën Ngjalljen.

Pas meshës, besimtarët u larguan me qirinj të ndezur në duar, simbol i dritës së shpresës që e çojnë në familjet e tyre. Sipas traditës biblike, pashka shënon trimfin  e jetës ndaj vdekjes, përmes Jezu Krishtit.

Posted Under:
Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një nga të rinjtë e përfshirë në ngjarje

më shumë...

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një propozim serioz në orët në vijim

më shumë...

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel Farage triumfon në garën për këshillat lokale

më shumë...

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e kufizimeve për gjuetinë në liqen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:36

Atentati në Sarandë, vetëdorëzohet në polici një...

4:21

Rubio: Pres që Irani të paraqesë një...

3:53

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill...

3:41

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel...

3:29

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e...

3:22

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca...

3:13

Skandali i helmimit të studentëve, policia shpall...

2:57

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje...

2:54

“Vetëvendosje” koalicion me 3 parti: Synojmë vazhdimin...

2:43

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u...

2:17

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me...

2:06

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika...

1:58

Publiku vendos sot për Fabjolën! Mbrëmjen e...

1:05

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”,...

12:58

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo:...

12:48

Programi europian për pushtetin vendor, ambasadori Gonzato:...

12:35

Aksion i madh policor në Gjermani, disa...

12:31

Skender Hita mesazh studentëve të Akademisë së...

12:18

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi...

12:11

Era e fortë shkakton probleme në Vlorë,...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte, çfarë ndodh me tempe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.