Subscribe

Një konflikt mes dy ortakëve të një pallati në ndërtim, ka përfunduar në përdorimin e armëve, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure në rrugën “Ndre Mjeda”, e njohur ndryshe si zona e ish-parkut të autobusëve.

 

Biznesmeni Sino Llanaj ka mbetur i plagosur me arme, ndërsa autori i dyshuar i krimit, Albert Allmuça është shpallur në kërkim.

 

Si pasojë e përleshjes me armë, ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Klodian Gomina, që fatmirësisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkaq i lënduar ka mbetur edhe roja i objektit, pasi besohet se është goditur me grushte dhe sende të forta nga Allmuca.

 

Mes dy ortakëve pati një konflikt të ashpër edhe pak ditë më parë. Ata madje u shoqëruan nga policia, por më pas u lanë të lirë.

 

Përplasjet mes tyre lindën për shkak të pretendimeve se apartamentet ishin shitur nga dy herë, çka solli edhe konfliktet fizike e më pas edhe me armë, mes Albert Allmuçes dhe Sino Llanajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *