2 pronarë subjektesh që ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit u vunë në pranga nga policia e Durrësit.

 

Të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit E. P., 23 vjeç dhe Sh. D., 39 vjeç, të dy banues në Durrës.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në subjektet e tyre bar kafe, në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua se ushtronin aktivitet të paligjshëm të lojërave (basteve) sportive nëpërmjet telefonit, duke fshehur të ardhurat.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizmi i lojërave të palejuara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.