Bashkimi Shqiptar i Organizatave Të Personave me Aftësi Të Kufizuara i ka bërë një thirrje qeverisë që të kthejë vëmendjen edhe nga personat me aftësi të kufizuara. Në një letër të nisur, presidenti Sinan Tafaj ka kërkuar që njerëzit me aftësi ndryshe të trajtohen nga Ministria e Shëndetësisë sepse rrezikohen jo vetëm nga COVID-19, por edhe nga uria.

“I bëjmë thirrje qeverisë, vecanërisht Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që në aktet ligjore e nënligjore, të mbajnë parasysh nenin 11 Të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, të ratifikuar nga shteti Shqiptar, i cili përcakton qartë detyrimet për mënyrën e trajtimit të këtyre personave në raste emergjence, fatkeqësie apo lufte. Sot një numër i konsiderueshëm i personave me aftësi të kufizuar, janë të rrezikuar nga Covid-19 për shkak të sëmundjeve që ato mbartin, por mjaft prej tyre që jetojnë të vetëm, mund të rrezikohen edhe nga uria.”

 

Tafaj ka apeluar kryetarët e bashkive që të verifikojnë sa më parë gjendjen e këtyre personave, me qëllim që t’i hapet rruga ndihmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *