Dy kandidatet për president te SHBA, Hillary Clinton e Donald Trump janë përpjekur të bindin votuesit në oret e fundit përpara nisjes se procesit zgjedhor te 8 nëntorit. Ata kanë bërë fushatë intensive veçanërisht ne ato qe konsiderohen shtete te lëkundura, pasi nuk dihet me siguri se per cilin prej rivaleve mbështetja eshte me e madhe. Ndërsa Trump synon edhe tek shtete qe kane votuar demokratet me pare, Clinton shpreson tek nje pjesëmarrje e larte e latineve ne votime. Shtabi elektoral i Donald Trump eshte përpjekur te zbusë disi kritikat ndërkombëtare te adresuara ndaj tij. Menaxherja e fushatës tha se Trump do te mbaje premtimet, duke ndalur se pari humbjen e vendeve te punes per amerikanet. Megjithatë, Trump perdori nje gjuhe te ashpër kur shefi i FBI Comey, deklaroi se hetimet e rihapura ndaj Clinton per çështjen e e-maileve nuk zbuluan asgje qe mund te ndryshonte perfundimin e hetimeve. Multimiliarderi e akuzoi ate per sjellje jokorrekte dhe mungese profesionalizmi. Ne oret e fundit përpara nisjes se procesit te votimit, gjashte sondazhe te medha ne rang kombëtar e rendisin kandidaten demokrate Clinton ne krye me nje diference nga 3-6 pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *