Të gjithë ata që e kanë të detyruar të thyejnë izolimin dhe të dalin nga shtëpitë e tyre gjatë javës së re, do të duhet të lëvizin vetëm brenda fashës orare 05.00-13.00. Kryeministri Edi Rama njoftoi se ky orar që hyri në fuqi të shtunën, do të jetë i vlefshëm për të gjithë javën.

 

“Orari i ri 05:00 – 13:00 gjatë gjithë javës tjetër, pas drekës mbyllen edhe farmacitë. Kryeministri Edi Rama tha se orari i ri nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës për lejimin e qarkullimit do të qëndrojë në fuqi gjatë gjithë javës që vjen për të gjithë njësoj. Administrata do të punojë nga ora 05:00 deri në 13:00 dhe kush punon në zyrë nuk do të lejohet të përdorë automjet për të shkuar në zyrë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *