Opozita ka renditur një sërë arsyesh pse nuk do të votojë ligjet fiskale që qeveria ka paraqitur në Kuvend. Për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, kjo paketë ka sjellë një reagim në  unison të të gjithë grupeve të interesit, pasi nuk ofron mbështetje, por vetëm rrit kostot në ekonomi.

 

“Paketa nuk është konsultuar, rrit pasigurionë e ekonomisë si dhe të familjeve dhe biznesit, shton kostot e buqjëve, do të rrisë çmimet në treg pasi godite prodhimi vendas, nuk mbështet asnjë politikë të qëndrueshme ekonomike. për këto arsye do të dëmtohet ekonomia shqiptare dhe prandaj nuk duhet votuar”, tha Rushaj.

 

Ndërsa për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, këto ndryshime ligjore janë goditja e tretë që qeveria po u jep familjeve dhe biznesit.

 

“Kjo paketë prek prodhuesit shqiptar dhe kjo është goditja e tretë që I jepet biznesit, pas tërmetit dhe pandemisë. Sot duhet të kishim një paketë që përkrah prodhuesit dhe fermerët. Por ky është një buxhet që shkatërron përfundimisht sektorin më të rënëdësishëm ky 50% e shqiptarëve jëtojnë me bujqësisnë”, u shpreh Kryemadhi.

 

Për numrin dy të qeverisë, Arben Ahmetaj, ky është buxheti më i madh në 30 vite dhe se në fokus ka qytetarin duke lehtësuar shërbimet.

 

Paketa fiskale me rishikimin e taksave dhe tatimeve parashikon një rritje prej 5 mld lekë më shumë në arkën e shtetit, para këto që do të paguhen në finale nga qytetarët.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *