Subscribe

Përpara zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, opozita kosovare ka shtuar sulmet ndaj kryeministrit Albin Kurti duke kërkuar dorëheqjen e tij. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një postimn në rrjetet sociale akuzon kreun e ekzekutivit për keqmenaxhim të pandemisë, korrupsion dhe dështim në qeverisje.

 

“Albin, as unë e as Aleanca, kurrë nuk do të mbështesim shkelësit e ligjit. Ne i duam ata në burgje, por jo përmes gjykimit tënd publik, përmes hajnave të vegjël që shfaqen si fantazma të gjalla në ekrane. Por, përmes organeve të drejtësisë, të cilave ti e ushtria jote po iu bëni presionin më të madh të mundur. A jemi ne shtet totalitar? Jo, por me cqasjen tënde për kapjen e institucioneve të pavarura, po rrezikohemi të arrijmë edhe në atë situatë”, tha Ramush Haradinaj.

 

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës kërkon që deputetët të ndërpresin pushimet dhe të kthehen në parlament, pasi vendi është lënë në mëshirë të fatit. Anëtari i kryesisë, Blerand Stavileci shprehet se përveç dështimit në fushën e shëndetësisë, qeveria Kurti po sjell skandale të njëpasnjëshme.

 

“Fatkeqësisht të gjithë atë që e folëm dhe po e shohim ne dhe qytetarët, pra dështimin total në menaxhimin e pandemisë, pasojat e saj, madje edhe parandalimit dhe uljes së dëmeve që do të ishte edhe hapi i fundit që do ta bënin, e që s’po bëhet. I tërë ky dështim bëhet edhe më skandaloz kur shohim se edhe në fusha të tjera ka skandale dhe dështime të përmasave të mëdha të cilat asnjëherë nuk kanë ndodhur në vendin tone”, deklaroi Blerand Stavileci.

 

Këtë të shtunë ka nisur votimi për diasporën, i cili do të zgjasë deri më 15 shtator.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *