Opozita do të protestojë edhe këtë të enjte duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Por në ndryshim nga protestat e kaluara opozita ka vendosur që kësaj here të bllokojë 5 akset kryesore për rreth 60 minuta.
Përkatësisht opozita do të bllokojë lëvizjen e mjeteve në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, autostradën Plepa-Kavajë në Durrës, kryqëzimin e Milotit në Lezhë, rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, si dhe rrethrrotullimin tek Shqiponja në Tiranë.
Në protestë do të jetë dhe vetë kreu demokrat Lulzim Basha, I cili do t’u bashkohet protestuesve tek Shqiponja.
Ndërkohë që edhe të rinjt e FRPD të protestojnë para Parlamentit në orën 10:00.
Ata do të zhvillojnë një protestë simbolike ku mësohet se do të vendosin para Kuvendit rreth 200 palë këpucë. Detaj ky që do të simbolizojë largimin e te rinjve nga vendi.