Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur te njëjtën mënyre per t’iu përgjigjur ftesës per dialog te maxhorances.

 

Ne mesdite ai ka mbledhur koalicionin dhe ne përfundim te mbledhjes ka shpërndare nje deklarate per mediat ku bie ne sy se opozita nuk tërhiqet nga kërkesa per qeverinë teknike.

 

Pasi është theksuar nevoja per qeveri teknike opozita liston detyrat qe do te kete kjo qeveri, duke vene ne dukje se organet e vettingut do te ngrihen pas krijimit te qeverise se re.

 

Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *