Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hartimin e një pakete të re ndryshimesh ligjore në Kodin Penal.

 

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, Rama paralajëmroi dënime të ashpëra ndërsa theksoi se pjesë e paketës do të jenë dhe protestat e dhunshme si dhe bllokimi I rrugëve.

 

“S’mund ta pranojmë si normalitet bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe për më tepër organizimin e bllokimit të qarkullimit në mënyrë të qëllimtë”

 

Po ashtu Rama paralajmëroi ashpërsim të Kodit edhe për mjekët që neglizhojnë pacientët dhe që shpesh kanë sjellë edhe vdekjen e këtyre të fundit.

 

“Neglizhenca në trajtimin mjekësor, kur rrezikon jetën e personit, s’mund të kalojë sikur s’ka ndodhur asgjë, kur shkakton vdekjen e personit nuk mund të mos i përgjigjet domosdoshmërisë për të bërë përgjegjës autorët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *