Subscribe

Dy partitë kryesore në opozitë kanë kallëzuar kryeministrin Edi Rama në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Pakica parlamentare pretendon se kreu i qeverisë ka fshehur provat për audiopërgjimin që implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

 

Për kreun e grupit të deputetëve të LSI-së, prokuroria nën ndikimin politik po mban dy standarde, duke trajtuar mënyrë preferenciale kryeministrin Rama.

 

Kodi Penal sipas opozitës, detyron çdokënd që ka një provë për një çështje të caktuar që është në hetim, ta depozitojë pranë organit të akuzës.

 

Reagimi i opozitës vjen ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda prej disa javësh ka nisur hetimit lidhur mbi audopergjimin e publikuar nga PD, por mësohet se dosja ka ngecur tek ekspertiza. Fillimisht materiali u dërgua në Itali, por sipas autoriteteve italiane ai nuk mund të shërbejë si provë pasi është marrë në rrugë private. Pas kësaj, Prokuroria e Krimeve të Rënda e dërgoi audiopërgjimin në Britani, aty ku priten rezultatet mbi vërtetësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *