Kërkesa e azilit të ish-kryeministrit Nikola Gruevsi duket se nuk është pritur mire nga partitë opozitare hungareze, të cilat i kanë bërë thirrje qeverisë që të arrestojë dhe sa më shpejt të ekstradojë ish-kryeministrin .

 

Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe partitë e majta “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, sot njoftuan se Gruevskit duhet ti refuzohet azili dhe duhet të ekstradohet në Maqedoni.

 

Zëdhënës i “Jobbik” Adam Mirkocki, e ka cilësuar rastin si “skandal të paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminale i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.

 

Gjithashtu zëdhënës i “Dialogut”, Richard Barabash,  theksoi se vendi i Gruevskit është “prapa grilave”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *