Partia më e madhe opozitare greke SYRIZA e Aleksis Tsiprasit i ka kërkuar qeverisë  nga foltorja e parlamentit të tregohet transparente në lidhje me negociatat për  marrqveshjen e detit me Shqipërine.

Gjithashtu  opozita kërkon  të mblidhet keshilli i lidereve politike në Athinë për të patur një strategji të unifikuar se si do të shkohet ne negociata. 

MARILIZA XENOGIANNAKOPOULOU

DEPUTETE, PARTIA SYRIZA

Marrëveshja e nenshkruar se fundmi me Italinë duhet të shoqërohet nga një kornizë gjithëpërfshirëse strategjike nga njëra anë për zgjerimin e ujërave territoriale Greke në Detin Jon dhe nga ana tjetër për një politikë aktive me rezultate të prekshme për marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë dhe Egjiptin. Ne te gjithe e kuptojmë e është një nga çështjet e diskutuara nga Ministri i Jashtëm Grek në Kajro.  Duhet të ketë informacione nga Qeveria, duhet të ketë një dialog të qartë dhe duhet të ketë një këshill të liderëve politikë per kete ceshtje.

Nevoja urgjente për të krijuar një mjedis të unitetit kombëtar u përmend edhe nga deputete t e partive te tjera opozitare.

ANDREAS  LOVERDOS

DEPUTET, PARTIA KINAL

Duhet të kemi një Këshill te Liderëve politikë. Nevoja për të ndryshuar strategjinë kombëtare do të thotë unanimitet te forcave politike. Ky keshill duhet të jetë shumë i përgatitur dhe duhet të jemi të bashkuar.

Ndersa kryetari i partise “Zgjidhja Greke” akuzoi qeverine per diplomaci te fshehtë.

KYRIAKOS VELOPOULOS

DEPUTET, ZGJIDHJA GREKE

Po  ushtrohet nje “diplomaci e fshehtë”.  Lërini liderët politikë të diskutojnë linjat “e kuqe”, “. Dhuratat që i dhatë Italisë dhe tani për Egjiptin do të jenë shkatërruese.

Ministri i Transportit i pranishem ne salle u pergjigj se ekziston nje strategji e Athines zyrtare, por pa dhënë shumë detaje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *