Në pritje të vendimit përfundimtar javën e ardhshme për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, kryeministri Rama mbetet optimist. Por ai akuzoi opozitën se lobon kundër interesave të vendit.

 

“Të kapin këtu e aty deputetë që kanë arsyet e tyre që nuk kanë lidhje fare me Shqipërinë, e t’i nxisin e t’I gënjejnë duke u dhënë argumente se pse duhet ta bllojojnë Shqipërinë, pse duhet ta pengojnë Shqipërisë, pse duhet të mos e lënë Shqipërinë ta hedhë këtë hap historic. Do ta shikojmë. 28 qershori do të vijë. Unë kam shumë besim se drita jeshile do të ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër”

 

Në takimin me minoritarët grekë në Sarandë, Rama tha se pakti që pritet të arrihet me fqinjët jugorë grekë për caktimin e kufirit detar do të jetë më e mira, duke përmbushur pritshmëritë e të dy vendeve.

 

 

“Marrëveshja për detin është një marrëveshje që do të materializohet vizualisht në hartë dhe do të kemi mundësinë që me sytë e tyre, jo me sytë e partive, me mëndjen e tyre dhe jo me mëndjen e atyre që i përcjellin dhe i amplifikojnë këto lajme të rreme, të gjykojnë midis pamjes së detit në marrëveshjen që ishte dhe pamjes së detiti në marrëveshjen që do të kemi”

 

Shefi i ekzekutivit hodhi poshtë çdo mundësi që në territorin e Shqipërisë të ndërtohet kamp për strehimin e refugjatëve, apo të luftëtarëve të organizatës terroriste ISIS.

 

 

“Kanë prodhuar këtë broçkullën tjetër kozmike të 600 mijë ushtarëve të ISIS që do të vijnë në Shqipëri. S’ka se si t’u shkojë në mëndje kujdoqoftë në Europë që të mendojë që Shqipëria mund të bëhet një pikë grumbullimi, nëj megapikë grumbullimi për 600 mijë qofshin edhe refugjatë të zakonshëm. Ashtu sikudnër edhe sikur të çemndet ndonjëri në Europë dhe ta bëjë këtë shaka, ne do të buzëqeshim me keqardhje dhe do t’i sugjerojmë psikologë”

 

 

Në takimin me minoritarët, kreu i qeverisë vuri theksin tek mbrojtja e të drejtave jo vetëm të pakicës greke në Shqipëri, duke garantuar se po punohet për zgjidhjen e çdo problematike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *