Pas marreveshjes të së martës per reformen zgjedhore, duket se nuk mungojne zerat kunder saj. Keta zëra vijne nga radhet e atyre që quhen” opozita e re”.

Deputetet e rinj të opozitës prej kohesh kanë ngritur zërin per ndryshimin e sistemit zgjedhor por tashmë kete çeshtje dy partite  e medha e kanë “futur në sirtar”

Deputeti Andi Përmeti komentoi këto zhvillime nga studio e edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus.

Përmeti i cili përfaqëson në kuvend partine “Bindja” kritikoi fort paktin PD-PS për reformën zgjedhore.

Ai deklaroi se janë 39 deputete të opozitës së re që kanë firmosur një kërkesë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

 

“Mesa di unë, zonja Hajdari ka vendosur një veto brenda komisionit të ngritur për reformen zgjedhore. Dhe ajo ka deklaruar se nuk ka ndërmend të heq dorë nga veto, nëse grupi i punës nuk pranon të vendose në diskutime në tryeze edhe cështjen e ndryshimit të sistemit.”

 

Andi Përmeti shtoi se nga ndryshimi i sistemit dhe nga listat e hapura përfitojnë të gjithë shqiptarët pasi demokracia në këtë rast do të ishte e drejtepërdrejte ndryshe nga listat e mbyllira që bën sot kryetari i partisë. Ai shtoi se ky sistem aktual i kalbur komandohet nga tre persona të cilët kanë fuqinë e tyre perandorake në partite respektive.

Ai deklaroi se partia që përfaqëson “Bindja Demokratike” ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në kuvend me kërkesën për ndryshimin e sistemit ndersa pohoi se zgjidhja me ideale do të ishte një proporcional kombëtar me lista të hapuram sistem që sot e ka edhe Kosova.

Deputeti Përmeti tha se “Bindja” është e gatshme që të ketë zgjedhje sa më shpejt mirëpo PD, sipas tij ka hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme më paktin që bëri të martën me PS.

PD, sipas tij zgjedhjet e parakohshme i kërkon vetëm para mikrofonit sepse në realitet me veprimet e fundit po konfirmon të kundërtën.

Përmeti tha se “Bindja” mori 35 mijë vota që në zgjedhjet e para ku mori pjesë ndonëse e formuar në një kohë të shkurtër, e kësisoj nuk ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme qofshin ato sa më shpejt.

 

“Kjo qeveri duhet të ikë një orë e më parë.Por a janë gati të gjitha forcat qeveritare ta largojnë këtë qeveri apo ka forca opozitare të cilat për interesa personale të tyre ose të familjareve të tyre bëjnë marrëveshje dhe koalicione indirekt apo nën rrogoz me këtë qeveri”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *