Koalicioni i opozitës ka pranuar zhvillimin e një tryeze PD – PS – LS të inicuar nga presidenti Nishani për zgjidhjen e krizës. Sipas reagimit të shpërndarë në media, PD ka qenë gjithmonë pro dialogut, por me kusht që ai të mos jetë fasadë.
Reagimi i plotë i PD
Partia Demokratike dhe i gjithe Koalicioni Opozitar mirepresin ftesen institucionale te Presidentit Nishani per dialog ne funksion te zgjidhjes se krizes se rende politike qe ka mberthyer Shqiperine.
Ndonese shkaktari i kesaj krize Edi Rama me veprimet dhe qendrimet e tij ka vendosur interesin e tij vetjak para interesave te qytetareve shqiptare, opozita dhe Partia Demokratike kane kerkuar gjithmone rrugen e dialogut te vertete dhe jo fasade per tu bashkuar ne luften kunder krimit, droges, korrupsionit dhe kthimit te shtetit ne garnizon elektoral te pushtetit, qe kercenojne asgjesimin e zgjedhjeve, demokracise dhe stabilitetit permes zgjidhjes se ofruar.
Partia Demokratike dhe Koalicioni Opozitar rikonfirmojne gatishmerine e tyre duke ju pergjigjur pozitivisht fteses se Presidentit Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *