Mbledhja e Këshillit Politik, e planifikuar të mbahej mesditën e kësaj të premteje, dështoi. Shkak për këtë u bë bojkoti i opozitës jashtëparlamentare. Pas propozimeve të PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, PD-LSI nuk pranuan diskutimet për këtë draft.

 

Oerd Bylykbashi tha se opozita do t’i qëndrojë kërkesës së saj për t’ju drejtuar ODIHR.

 

“Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona, koalicionet ruhen siç janë dhe lista 100% realisht të hapura. PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit, e cila funksionon si një e tërë dhe jo me pjesën siç iu intereson atyre. Nëse nuk gjendet konsensus i drejtohemi OSBE/ODIHR.”

 

Ndërsa Petrit Vasili tha për mediat se PS ka në dorë të shënojë një rekord të ri pozitiv, duke pranuar t’i drejtohet ODIHR.

 

Këtë të premte u zbardhën propozimet e mazhorancës për Kodin Zgjedhor, ku midis të tjerash kërkohej hapja e listave 100% dhe ulja e pragut për koalicionet zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *