Subscribe

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të hapur plotësisht dosjet e ish-sigurimit të shtetit.

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e kuvendit ka deklaruar se Partia Socialiste hodhi një hap, që kreu i PD Sali Berisha nuk e bëri edhe pse ishte në pushtet.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Mjafton të marrësh ulëritësin numër 1 që këtu mungon , që të kujtosh sa shumë ka folur kundër komunizmit, duke pasur mundësi të hapte dosjet dhe nuk e bëri. Se lustracioni është një akt barbarie anti kushtetues e anti evropian. “

 

Nga ana tjetër, parlamenti ka miratuar ndryshimin ligjor që i jep të drejtë autoritetit për hapjen e dosjeve,  të riverifikojë të gjithë politikanët, që në vitet 90 kanë marrë një certifikatë pastërtie për lidhjet me ish-sigurimin e shtetit.

 

Edi Rama

“Shtetasin im, dëshiron ti ta dish kush është. Dhe çlirohemi të gjithë që ta dimë kush është shtetasi im”

 

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar demokrat Alibeaj theksoi se hapja e dosjeve është e vonuar.

 

Nga ana tjetër nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, theksoi se hapja e dosjeve nuk mjafton, duhet lustracion.

 

OERD BYLYKBASHI

“Jo vetëm të hapen dosjet, secili të shohë persekutorin e tij, por kushdo që guxon të kandidojë për një pozicion publik, duhet që të drejtojë këto institucione “

 

Parlamenti u vu në lëvizje për ndryshimin e ligjit nga autoriteti për hapjen e dosjeve.

 

Në 26 korrik, autoriteti  njoftoi kuvendin se kishte gjetur dokumente, që tregonin se ish-presidenti i republikës, Ilir Meta, kishte bashkëpunuar me sigurimin e shtetit. Por, autoriteti ne shkresën drejtuar kuvendit theksonte se nuk mund të kryente verifikime për të, pasi Meta ishte kontrolluar në vitet 90 nga komisionet Mezini, Bezhani të cilat kishin konstatuar se nuk kishte bashkëpunuar me ish-sigurimin.

 

Meta nga ana e tij e paditi autoritetin në prokurori, por ndërsa beteja gjyqësore vazhdon, nga sot nëse Ilir Meta do të kërkojë një certifikatë nga autoriteti për hapjen e dosjeve, të dhënat e tij do të kontrollohen nga fillimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *