Gjykata e Kurbinit ka lene ne burg dy mjekët e arrestuar për moskallëzim krimi, pasi operuan në fshehtësi autorin kryesor të dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Laç të Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës, Eduart Lamaj. 

Gjykata ka pranuar kerkesen e prokurorise, duke vedosur masen e sigurise arrest ne burg per mjeket, Viktor Marku dhe Besim Lama, te vene nen akuze për dy vepra penale, atë për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Eduart Lamaj është zbuluar nga njollat e gjakut në hotelin që u krye vrasja e dyfishtë.

Avokatët e mjekëve kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa theksuan se klientët e tyre nuk i njihnin personat e përfshirë. “Klienti im nuk i njeh personat e përshirë në ngjarje”, tha avokati i mjekut Lame. Të njëjtën gjë ka pohuar dhe avokati i i Markut, i cili tha se: “Klienti im ka kryer detyrën e tij si mjek dhe nuk ka lidhje me ngjarjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *