Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, një subjekt call center dhe një lokal në Durrës janë gjobitur.

 

Gjatë kontrollit në call center, në lagjen nr. 1 në Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z., u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.

 

Ndërkohë, lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës është gjobitur me 100 000 lekë.

 

Policia u bën thirrje qytetarëve t’u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *