Një 36 vjeçar është arrestuar këtë të martë nga policia e Durrësit në kuadër të operacioni “Vol-Vo 4”.

 

36 vjeçari është me inicialet M.Z., banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës.

 

Ai ka qenë I shpallur në kërkim nga policia që prej datës 22.10.2018, pasi gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” pasi akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *