Subscribe

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka deklaruar nga Durrësi se të gjithë ata që besojnë se nuk po funksionon reforma në drejtësi, gabohen. Ajo theksoi se reforma do bëhet funksionale hap pas hapi dhe shembulli më i mire është aksioni i fundit i SPAK, me arrestimet në Gjykatën e Krujës, për rastet e korrupsionit me lirimin nga burgu të të dënuarve.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

 

“Për të gjithë ata skeptikë që thonë asgjë s’ka për të ndodhur, që Reforma në Drejtësi dhe SPAK nuk ka për të funksionuar, kam një lajm për ju, e keni gabim. Do doja të shikonit hapat që ka ndërmarrë SPAK duke përfshirë edhe rastin e sotëm në Krujë. Reforma në Drejtësi nuk është një mrekulli, ndodh hap pas hapi dhe për këtë arsye duhet të zhvillohet. Është e rëndësishme që ta shtyni veten, të shkoni kundër skepticizmit. Fokusohuni tek faktet, shikoni çfarë është duke bërë SPAK, policia. Mos lejoni që të shpërqendroheni nga propaganda.”

 

E pyetur mbi pastërtinë e kandidatëve për deputete që do të garojnë  në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja tha se ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me partitë politike.

 

Sink 2

 

 

Gjatë vizitës  në portin e Durrësit ambasadorja Kim ka parë sheshin ku do të dislokohen trupat që do të vijnë në kuadër të stërvitjes “Defender 21”, e cila konsiderohet si një nga stërvitjet më të mëdha që do te zhvillohet nga NATO në Ballkan.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *