Zbulohen të tjera detaje nga aksioni i papritur që SHÇBA ndërmori në Durrës dhe Shijak këtë të enjte.

 

Deri tani mësohet se prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste për policët, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

 

Sipas informacioneve, një pjesë e mirë e efektivëve të policisë janë prangosur, ndërsa nuk dihet ende se në çfarë ngjarjeje janë implikuar.

 

Pritet që në orët në vijim SHÇBA të dalë në një deklaratë për mediat për të dhënë më shumë detaje për këtë mega-operacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *