E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Arrestime për hapësirat publike, 10 persona në pranga për zaptimin e tokës së përbashkët

10 persona përfunduan pas hekurave për pushtim të tokës. Operacioni i shtrirë në mbarë vendin ka goditur 133 raste të zaptimit të hapësirës publike.

Sipas policisë vetëm në 24 orët e fundit krahas arrestimeve, në total kanë qenë 123 persona që janë vënë përpara përgjegjësisë ligjore për shfrytëzim të tokës së përbashkët, për ta përdorur për qëllime vetjake, duke konsumuar kështu veprën penale të mashtrimit dhe pasurimit të padrejtë.

Reklamë

Zyrtarisht njoftohet se nga aktiviteti kriminal përfitohej duke përdorur pronën shtetërore për parkingje ose lavazhe, duke konstatuar edhe 3 raste të punësimit të paligjshëm.

Nga të 123 të proceduarit, 45 janë drejtues makinash që duke parkuar në mënyrë të gabuar bëheshin pengesë e lëvizjes së lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.

Rekordin e shkeljeve të evidentuara në këtë aksion e mban kryeqyteti.

Më shumë video

Reklamë