Një robot kirurgjikal hoqi një tumor malinj në veshkë në një pacient të zgjuar, i cili nuk mund të operohej me anestezi.

Ndërhyrja e jashtëzakonshme është e para e këtij lloji në botë, sipas mjekëve që e kryen atë nëDepartamentin Universitar të Urologjisë të spitalit Molinette në Torino .

Falë kombinimit të teknikës së asistuar robotike me sistemin Da Vinci dhe teknologjive inovative tre-dimensionale të rindërtimit të imazhit që drejtuan operacionin, tumori malinj u hoq plotësisht nga trupi, duke kursyer veshkën., shkruan Vizion Plus.

Gruaja 62-vjeçare kishte mundur një tumor disa vjet më parë falë heqjes së një mushkërie dhe kishte jetuar për ca kohë me një masë tumorale ne veshke, që vazhdonte të rritet dhe nuk mund të hiqej. Ishte shumë e rrezikshme për të që të bëhej një operacion për shkak te problemeve  te frymëmarrjes.

 

“Unë tashmë isha vizituar në qendra të ndryshme italiane të ekselencës – thotë ajo -, ku ata më thanë se e vetmja terapi ishte heqja e masës, por anesteziologët më ofruan një rrezik 80% të mos u zgjuar nga operacioni”. 

 

Ndërkohë masa tumorale ishte rritur në mbi 5 cm, dhe ishte shumë e thellë. Ndërhyrja ishte bërë urgjente si për rrezikun e përhapjes së tumorit ashtu edhe për pamundësinë e heqjes vetëm të masës, duke shpëtuar veshkën.

 

Në sallën e operacionit, me një teknikë inovative, anestezistët praktikuan një “bllok anestetik të vazhdueshëm të kraharorit torakal”, duke e bërë pacientin “të mpirë” në zonën e veshkave. Ndërhyrja u krye me një teknikë retroperitoneoskopike me robotin Da Vinci Xi dhe përdorimin e 4 krahëve operativë. Pacienti, i zgjuar, ndoqi të gjithë operacionin i cili zgjati dy orë dhe ne fund shpertheu ne lot gezimi./Burimi: TGCOM

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *