Pas informatave se disa persona të huaj të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje janë fshehur në prishtinë, policia e kosovës ka nisur një operacion.

 

Sipas mediave në Kosovë, operacioni është duke vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes së mërkurës, ndërsa raportohet se deri më tani ka disa të arrestuar.

 

Bëhet me dije se disa persona kanë përfunduar në pranga në lagjen “Kalabria. Operacioni ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.

 

Ndërkohë zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se operacioni policor që po zhvillohet në Prishtinë, ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *