Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar lidhur me goditjen e organizatës kriminale ndërkombëtare që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Diplomatja amerikane shprehet se Reforma në Drejtësi po prodhon rezultate, ndërsa përsëriti mbështetjen që SHBA-të do të vijojnë të japin për SPAK dhe BKH.
“Disa pretendojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni veprimin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin SPAK dhe BKH, ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen gabimisht, duke varferuar Shqipërinë përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate.”





