Gjermania është nën alarm për sulme terroriste, ndërsa njësitë speciale kanë zhvilluar një operacion anti-terror në një apartament në qytetin lindor Chemnitz, ku kanë gjetur qindra gram eksploziv, por jo të dyshuarin që kërkonin. Ky i fundit është arratisur dhe është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për 22-vjecarin sirian, Jaber Al Bakr, i cili ka mbërritur në Gjermani një vit më parë në mesin e emigrantëve që kërkonin azil në vend. Ai është mbajtur në mbikëqyrje nga shërbimet inteligjente të cilat kishin dyshime mbi profilin e tij. Kanë qenë pikërisht shërbimet e brendshme informative që kanë njoftuar policinë për aktivitetin e 22 vjecarit dhe qe kane iniciuar zhvillimin e këtij operacioni të njësive speciale. Këto të fundit evakuuan të paktën 100 banorët e pallatit, gjatë aksionit ku u gjet lënda plasëse e cila u neutralizuar nga forcat e xhenios me një shpërthim të kontrolluar.  Ende nuk dihet se cila ishte shënjestra e Al Bakr. Gjermania mban nivelin e lartë të gatishmërisë që prej sulmeve të përsëritura në France e Belgjikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *