Samiti “Open Balkan” do të mbahet sot në Beograd, ku do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në këtë Samit, pritet të arrihet marrëveshja për tregëtimin e ushqimeve pa kufizime, mes vendeve që janë pjesë e kësaj nisme.
Përveç 3 liderëve, në takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Malit të zi, Dritan Abazovic si dhe do të mbërrijnë përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.
Sipas axhendës, në orën 13:00 pritet konferenca për shtyp e liderëve të Ballkanit të Hapur.
Kryeministri Rama ndodhet që prej ditës së djeshme në Beograd, ku mori pjesë në panairin e Verës.
AGJENDA
09.50 – Mbërritja e Kryeministrit në samit
Kryeministri mirëpritet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Serbisë
09.55 – Foto familjare e liderëve
10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan”
11.00 – Takim me përfaqësues të grupit të investimeve të Open Balkan
12.00 – Takim me përfaqësues të grupit të krizave ushqimore dhe energjetike të Open Balkan
13.00 – Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
13.05 – Konferencë për shtyp e liderëve.