Subscribe

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka deklaruar se vendimet e shkallës së dytë të vetingut nuk duhet të zhbëhen pas pezullimit të anëtarit të kolegjit të apelimit Luan Daci.

Ekspertët ndërkombëtarë, që monitorojnë procesin e vetingut kanë reaguar për herë të parë rastin e Luan Dacit, duke sqaruar çfarë ndodh me çështjet që ai ka gjykuar.

OPERACIONI NDERKOMBETAR I MONITORIMIT

“Ne konstatojmë se puna e Dhomës së Apelit ka qenë tërësore në thelb. Vendimet e marra nga Dhoma e Apelit janë miratuar në bazë të një mekanizmi kolegjial të vendimmarrjes, nga një kolegj apeli i përbërë nga pesë anëtarë dhe për këtë arsye jo i varur nga një individ i vetëm.”

Ekspertët ndërkombëtarë kanë sqaruar pse nuk kanë vepruar pasi janë vënë në dijeni për anëtarin e kolegjit të apelimit.

“Kundër z. Daci janë ngritur akuza në vëmendjen e vëzhguesve ndërkombëtarë. Ndërsa faktet i paraprinë fillimit të procesit të vetingut, vëzhguesit, sipas parashikimeve të ligjit të vetingut, nuk ishin kompetentë për të ndërmarrë veprime nga pikëpamja disiplinore.”

Operacioni ndërkombëtar i monitorimit ishte pergjegjës për kualifikimin ose jo të kandidatëve për organet e vetingut, dhe kanë qenë ata që e vleresuan pozitivisht Luan Dacin.

“Për çështjen specifike që lidhet me mosveprimin e pretenduar të z. Dacit për t’iu nënshtruar një veprimi disiplinor gjatë kohës që shërbente si gjyqtar, ONM-ja vëren se në dokumentacionin dhe jetëshkrimin e dorëzuar nga aplikanti në vitin 2017, dhe që u është vënë në dispozicion vëzhguesve në atë kohë, kishte vetëm referencë për përvojën e tij profesionale si avokat dhe nuk kishte të dhëna për mandatin e tij të mëparshëm si gjyqtar.”

Në 20 maj Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit njoftoi se Luan Daci ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit të tij për pozicionin si gjyqtar i kolegjjt të apelimit. Sipas SPAK,  Daci  ka paraqitur të dhëna të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore “largim nga puna” në vitin 1997.

SPAK e akuzon Dacin për falsifikim të dokumenteve, ndërkohë që një masë sigurie për pezullimin e tij nga detyra në Kolegjin e apelimit është miratuar nga Gjykata e Posaçme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *