Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela garantoi se janë marrë të gjitha masat për të garantuar një proces normal zgjedhor të dielën.

 

Vartësve të tij, Çela u bëri thirrje që të tregojnë profesionalizëm dhe të hetojnë çdo kallëzim.

 

Kushdo që do të tentojë të cenojë zgjedhjet, kryeprokurori tha se duhet të dalë para drejtësisë.

 

“Në kuadër të procesit zgjedhor nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm janë marrë një sërë masash administrative dhe procedurale për periudhën para dhe pas zgjedhore, për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Nga ana e drejtuesve të prokurorive, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që do të angazhohen drejtpërdrejtë përgjatë procesit, duhet të tregohet profesionalizëm dhe angazhim maksimal në përmbushjen e detyrave të tyre. Është thelbësore të vlerësohet me seriozitet dhe në kohë çdo kallëzim apo e dhënë për kryerjen e veprave penale që cënojnë procesin zgjedhor, përmes hetimeve të shpejta dhe të plota. Nga ana juaj pritet që të vini menjëherë përpara përgjegjësisë penale këdo që përmes veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme nga ato që parashikohen nga Kodi Penal do të tentojë apo do të vendosë në rrezik integritetin e procesit zgjedhor. Çdo zvarritje apo mungesë veprimi në hetime është e dëmshme dhe nuk do të tolerohet!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *