Subscribe

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela kërkon hetim për kryeprokurorin e Dibrës, Rifat Kojku dhe dy prokuroret Belina Zeneli e Xhoana Mehmetaj.

 

Kërkesa i është dorëzuar Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, të cilit i kërkohet që të hetojë shkeljet individuale të kryera në ushtrimin e detyrës.

 

 

Sipas Çelës, janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale. Prokurorët për të cilët Olsian Çela kërkon hetim kanë pasur në dorë dosjen “184” për krimet zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *