Nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Gazmend Oketa është shprehur se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë e ngërçit politik në të cilën ndodhte vende.

 

Sipas tij nëse dëshirojmë që shqiptarëve tju kthehet shpresa dhe të jenë më optimist te klasa politike sa më parë të ishte e mundur duhet të zhvillohen zgjedhje, ku theksoi se e nevojshme është që të zhvillohen në një ditë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore.

 

“Nëse do të shikojmë me sy pozitiv do të arrijmë të krijojmë një klimë pozitive për të gjithë shqiptarët. Momenti që mund të bëjë këtë kthesë ështe një proces zgjedhor i ndershëm dhe korrekt pasi pas çdo mundesie që u jepet qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me zgjedhje te lira ju jep një shpresë dhe optimizëm dhe sa më shpejt të ndodhë një proces i tillë, zgjedhje pse jo të parakohshme pasi në pikën ku ka arritur konflikti politik kur një individ i vetem kontrollon te gjitha pushtetet dhe atë lokal, pasi nuk kemi kryetar te zgjedhur por te emeruar. Personalisht nese grupimi im politik do kishte nje vendim të rillë unë nuk do e merrja xrejtimin e nje bashkie me 6 % te votuesve. Zgjedhjet e parakohshme politike lokale dhe qëndrore në një datë të vetme do ishte një gje e mirë për shqiptarët, klasën politike dhe mazhorancën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *